Kategoria e Parë: rikthehet Dinamo, ndalet Egnatia
Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me ndeshjet e javës së 12-të. Rikthehet Dinamo në Grupin A, që ka rrëmbyer një fitore 1-0 në fushën e Orikut. Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë nga një goli i Djidjiwa 77’. Një fitore që u ka dhënë dhe vendin e parë bluve të kryeqytetit. Ndalet Korabi, barazim pa gola në fushën e Vorës. Erzeni ka lëshuar në momentet e fundit fitoren më fushën e Veleçikut duke u ndalur në një barazim 2-2.
Në Grupin B bie në sy barazimi pa gola i kryesueses Egnatia në përballjen me Pogradecin. Tomor është i pandalshëm edhe në këtë javë duke fituar 2-0 përballë Lushnjës. Po 2-0 ka fituar edhe Besa përballë Flamurtarit.
KATEGORIA E PARË / JAVA 12-të
REZULTATET
Grupi A
Oriku-Dinamo 0-1
Golat: Djidjiwa 77’
Vora-Korabi 0-0
Veleçiku-Erzeni 2-2
Golat: Kacaj 45’, Banushi 90’/Xhabrahimi 38’, Hyska 55’
Grupi B
Tomori-Lushnja 2-0
Golat: Ruco 65’, Qato 82’
Besa-Flamurtari 2-0
Golat: Peqini 57’, Muça 88’
Egnatia-Pogradeci 0-0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




