Olsi Dranga: Egnatia, në Superiore dhe me stadium të ri

Me një projekt serioz, me një stadium i ri në horizont dhe me pretendimin për tu ngjitur në Kategorinë Superiore. Kjo është skuadra e Egnatias, që kryeson Grupin B në Kategorinë e Parë dhe duket se nuk ka rivalë në rrugën e saj. I ftuar në studion e emisionit “E HËNA SPORTIVE” në RTSH, administrator i kësaj skuadre, Olsi Dranga ka folur për suksesin më të fundit të skuadrës rrogozhinase.
Fitorja më e fundit – “E prisnim një performancë të tillë të skuadrës. Fitorja me Lushnjën(Lushnja-Egnatia 0-3) ishte shumë e rëndësishme, e kishim vlerësuar maksimalisht. Në të gjithë historikun e përballjeve, në 10 ndeshje, kjo ishte fitorja e parë për ne”.
Projekti, objektivi dhe stadium – “Kemi një projekt serioz. Në bashkëpunim me dy kompani italiane, do të kërkojmë ta zhvillojmë këtë projekt në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Do jetë një periudhe 3 deri në 5 vite, ku do të shikojmë se deri ku mund të arrijmë. Stadiumi? Nuk mund të lindë në një ditë, por do të punohet me tri faza. Në fillim do të ndërtohet tribuna dhe ambjentet e brendshme. Më pas do të shtrohet tapeti i fushës. Faza e parë do të përfundojë në fundin e muajit gusht. Do ketë vende për 3 mijë spektatorë. Fazën e dytë dhe të tretë do i zhvillojmë më pas”, ka deklaruar Dranga.
Rivalët – “Mund të them se vlerësojmë skuadrën e Pogradecit, na ka konkuruar në sfidën që jemi përballur, kemi mundur të shënojmë vetëm në fund. Por edhe Tomori ka një skuadër të mirë, pa harruar dhe Besën gjithashtu”.
Objektivi, Kategoria Superiore – “Objektivi ynë është që të ngjitemi në Kategorinë Superiore. Kam besimin se ndeshjet tona në sezonin e ri do ti zhvillojmë në stadiumin tonë. Në rastin më të keq, nëse nuk është e mundur, atëherë do veprojmë siç bëjnë skuadrat e tjera, do gjejmë një stadium tjetër që i plotëson standartet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




