Egnatia, Magani: Lushnja, Besa dhe Tomori, rivalët tanë

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Kategoria e Parë në këtë javë ka dhuruar disa surpriza, sidomos në Grupin B, ku Egnatia ka përfituar nga barazimi 1-1 i Besës me Lushnjën, për të rritur distancën në +4. Skuadra rrogozhinase, e drejtuar nga Gugash Magani ka marrë një fitore 3-0 përballë Elbasanit.

Në një prononcim për “Rubrika Sportive” në Radio Tirana, Trajneri i Egnatias ka deklaruar: “Nuk ishte aspak e lehtë në këtë sfidë, për disa arsye. Pashë që Elbasani e kishte konsideruar si një sfidë: gjithçka për gjithça, sepse i duhen pikët. Edhe terreni nuk ishte i përshtatshëm, pa harruar dhe trysninë që kemi si skuadër e vendit të parë. Por falë përvojës së lojtarëve, arritëm të dalim me sukses nga kjo ndeshje”.

“Merkato? Nuk është se kemi qenë shumë aktivë në këtë merkato të janarit, kemi bërë vetëm dy afrime. Është një lojtar që vjen nga Afrika, është dhe një portier, pastaj pjesa tjetër, 90% është ajo e mëparshmja. Merkato e janarit nuk të jep shuëmë hapësira”.

“Rivalët? Konkurenca është e madhe gjatë gjithë kohës. Mendoj se rivalë kryesorë kemi Lushnjën, Besën dhe Tomorin e Beratit. Jo se skuadrat e tjera janë më poshtë, por këto tre skuadra janë më të konsoliduara”.

“Diferenca me kampionatin në Kosovë? Mendoj se është korrektesa, atje janë korrekt me pagesat, ndërsa këtu në Shqipëri jo të gjitha skuadrat janë të tilla”.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme