ZYRTARE/ Zgjedhje personale, klubi i Kategorisë së Parë njofton

Kategoria e Parë | 6 vite më parë

Largimi I papritur I trajnerit Artan Bano nga Egnatia. Klubi në faqen zyrtare ka konfirmuar se trajneri është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale. Një vendim personal  i teknikut Bano që ka vendosur të largohet. Në faqen zyrtare Egnatia njofton largim e trajnerit duke i uruar suksese në karrierën e tij.

Njoftimi i Egnatias:

Njoftim

Egnatia dhe trajneri Artan Bano kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin ,për arsye familjare nga ana e Banos.

Ishte një zgjedhje personale e teknikut dhe drejtuesve të klubit.

FK Egnatia i uron suksese trajnerit Artan Bano në të ardhmen duke e falenderuar për punën e palodhshme të bërë deri më tani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme