Dinamo nuk di të fitojë as në miqësore, 6 gola vendosin dy ndeshjet

Kategoria e Parë | 6 vite më parë

Janë zhvilluar sot dy ndeshje miqësore, në kuadër të përgatitjeve për rinisjen e sezonit në futbollin shqiptar. Dinamo dhe Kastrioti janë ndarë në paqe, ndërsa Turbina ka thyer Vorën. “Blutë” e kryeqytetit nuk kanë ditur të fitojnë, ndërsa ndeshja është mbyllur 1-1. Për të besuarit e italianit Cammarat shënoi Kaloshi, ndërsa krutanët gjetën rrjetën nga pika e bardhë e 11 metërshit me sulmuesin Marku.

Miqësorja tjetër mes Turbinës dhe Vorës ka përfunduar 3-1, me cërrikasit që kanë qenë më lart në aspektin fizik. Për djemtë e Vladimir Gjonit shënuan Santiago dhe një dopietë e Jurgen Peqinit. Dy ndeshjet e sotme kanë shërbyer për të parë gjenjen fizike të lojtarëve, ndërsa Kategoria e Parë dhe e Dytë rikthehen pas afro 3 muajsh pezullim për shkak të Covid-19.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme