Kupa e Shqipërisë, ja ndeshjet për fazën e 1/8-ave

Futboll Vendi | 3 vite më parë

U mbyllën takimet e fazës së 1/16-të të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë janë mësuar edhe çiftet e fazës pasardhëse të këtij kompeticioni. Dy skuadrat e Abissnet Superiore, Skënderbeu e Dinamo City u kualifikuan, pasi mundën 4-0 dhe 2-0 respektivisht Turbinën e Orikun.

Në raundin tjetër kaluan edhe AF Elbasani, Apolonia, Flamurtari, Lushnja, që i zgjidhën takimet e tyre gjatë 90 minutave. Bylisi-Vora dhe Korabi-Besa u mbyllën 2-2, edhe pas shtesave, dhe me penallti u kualifikuan skuadrat pritëse.

Ndërkohë sipas skemës së përcaktuar në fillim janë zbardhur edhe çiftet e Kupës së Shqipërisë, në fazën e 1/8-ave. Këto ndeshje zhvillohen më 24 janar 2024 dhe ekipet që kalojnë më tej caktohen me një ndeshje. Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet janë me sistem vajtje-ardhje.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme