Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ja skuadrat e kualifikuara

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Të martën dhe të mërkurën janë luajtur takimet e vlefshme për turin e parë së Kupës së Shqipërisë, të vendosur nga një takim i vetëm, duke përcaktuar edhe 16 skuadrat që kalojnë më tej nga ky tur i veprimtarisë së dytë të futbollit në vend. Siç dihet formula e këtij viti favorizon skuadrat që u renditën në 8 vendet e para të Kategorisë Superiore sezonin e shkuar, të cilat futen në lojë në turin e 3-të, apo thënë ndryshe në turin e 16-shes.

Dy takimet e para të turit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë u luajtën të martën dhe AF Elbasani është kualifikuar, pasi mundi Besëlidhjen, ashtu siç bëri edhe Flamurtari, që mposhti AF Elbasanin në takimin pamje të të cilës na përcjell kjo kronikë. Ndërkaq, të mërkurën, biletën për më tej e kanë siguruar edhe Besa, Bylisi, Dinamo, Luzi 2008 dhe Oriku, që nuk gabuan në fushën e tyre, duke mposhtur përkatësisht  Sopotin, Naftëtarin, Murlanin, Ilirinë e Fushë-Krujës, Butrintin dhe Pogradecin.

Nuk kanë gabuar në fushën e tyre as Korabi, Kastrioti, Lushnja, Tomori dhe Turbina e Cërrikut, që mposhtën përkatësisht Devollin, Shkumbinin, Labërinë dhe Shënkollin, por ka gabuar Tërbuni, që u mund 2-4 nga Vora dhe u eliminua. Burreli ka patur nevojë për goditjet e 11-metërshve, ku fitoi 5-4, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 përballë Valbonës, kurse Skënderbeu fitoi në tavolinë ndaj Delvinës.

Kështu, janë njohur edhe çiftet e turit të dytë dhe ato janë Bylis-Vora, Kastrioti-Elbasani, Skënderbeu-Turbina, Dinamo-Oriku, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.

Kupa e Shqipërisë

Turi i parë:

17.10.2023

Besëlidhja           0-3                          AF Elbasani

Flamurtari           2-0                          AF Luftëtari

18.10.2023

Besa                                     3-2                         Sopoti

Apolonia                              4-0                          Naftëtari

Bylis                                       4-1                        KF Murlani

Dinamo                                3-0                          Iliria Fushë-Krujë

Luzi 2008                              3-2                          Butrinti

Oriku                                     2-0                         Pogradeci

Kupa e Shqipërisë

Turi i parë:

18.10.2023

Korabi                   4-0                          Devolli

Burreli                   1-1 (5-4)               Valbona

Kastrioti                3-2                          Shkumbini

Lushnja                 3-0                          Labëria FC

Skënderbeu          3-0                          Delvina

Tërbuni                 2-4                          FK Vora

Tomori                  1-0                          FK Shënkolli

Turbina Cërrik       4-0                          Veleçiku Koplik

Kupa e Shqipërisë

Shorti i turit të dytë

BYLIS – VORA

KASTRIOTI – ELBASANI

SKËNDERBEU – TURBINA

DINAMO – ORIKU

FLAMURTARI – BURRELI

TOMORI – LUSHNJA

KORABI – BESA

APOLONIA – LUZI 2008

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme