Josa paralajmëron Partizanin: Vllaznia në moment të vështirë,

Kupa e Shqipërisë | 4 vite më parë

Mirel Josa ka paralajmëruar Partizanin se në ndeshjen e vlefshme për një vend në gjysëmfinalet e Kupës të Shqipërisë, Vllaznia e tij do të mundohet të kalojë zhgënjimin e javëve të fundit në “Abissnet Superiore”.

“Nuk duhet të harroni se kemi pasur edhe momente më të vështira se ky i krijuar pas humbjes me Kastriotin dhe këtu dua të përmend vetëm njërin, atë që u krijua pas kualifikimit me vështirësi pas 120 minutash lojë në ndeshje  me Flamurtarin”, tha trajneri i Vllaznisë në vigjilje të duelit me Partizanin.

Për Josën skuadra që drejton ka eksperiencën dhe mundësitë që të rikthehet në rrugë të mbarë. “Unë e kuptoj gjendjen e disa lojtarëve  dhe nuk është më e mira, plus që kemi ende probleme shëndetësore me dëmtimet apo dhe formën jo të duhur të disa prej tyre. Mos harroni jemi në garë në të dyja frontet, si në Kupë ashtu edhe në kampionat”, paralajmëroi trajneri.

Mes të tjerash ai u pyet edhe sa i përket kritikave që ka ardhur ekipit nga tifozët. “S’kemi përse i marrim për keq kritikat e tifozëve, përkundrazi ata na motivojnë dhe besojnë në punën tonë”, tha Josa, i cili e di fare mirë se një rezultate pozitiv nëser në “Loro Boriçi”, do ti jepte moral dhe besim ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme