Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet çerekfinaliste

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiiumit “Air Albania”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të medias dhe përfaqësues të klubeve.
Dinamo, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Laçi, Korabi, Vllaznia dhe Teuta janë ekipet e kualifikuara deri në këtë fazë. Shorti përcaktoi katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës.
Dy supersfidat e kësaj faze do të luhen mes Partizanit, që shorti i përcaktoi përballë Laçin dhe Kukësit, që do të përballet me fituesen e edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë, Teutën. Vllaznia duket se ka një ndeshje të lehtë në letër ku shorti i përcaktoi përballë Korabin, ndërsa Dinamo do të luajë kundër Skënderbeut.
Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 17 mars dhe do të përcaktohen me një ndeshje tek dhe jo me sistem vajtje-ardhje.
Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
Laçi-Partizani
Vllaznia-Korabi
Teuta-Kukësi
Dinamo-Skënderbeu
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




