MotoGp, Rossi: Kur Marquez të kthehet, do të jetë i fortë si

Valentino Rossi ka folur për Marc Marquez, duke u shprehur me besim për kthimin e tij në pistë, pas një sezoni të kaluar me shumë probleme.
“Marquez? Së pari duhet të kuptojmë se kur do të kthehet. Unë mendoj se kur ai të rikthehet në pistë, do të jetë i fortë dhe konkurrues si më parë. Për favoritët është shumë e vështirë, rrezikon të harrosh dike”.
“Ka dy pilotë zyrtarë të Yamaha, dy të Ducati, Suzuki dhe Honda, por edhe ata të ekipeve satelitore që janë shumë të fortë. Mund të ketë dhjetë emra që luftojnë për titullin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




