“Ndryshimet do të sjellin një frymë të re”, Shkëndija ndan “rrugët”

Ndonëse skuadra është vetëm 4 pikë larg kryesuesve të Strugës, Shkëndija e Tetovës njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu. Klubi tetovar deklaron se këto ndryshime në stafin drejtues bëhen për të sjellë një frymë të re në skuadër. Nuhiu mori drejtimin e Shkëndijës në qershor të këtij viti dhe aventura e tij në krye të tetovarëve zgjati vetëm 6 muaj.
“Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.
Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.
Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës” shkruhet në njoftimin e klubit tetovar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




