Dy vëllezër në dy kombëtare të ndryshme, Nico Williams tregon

Spanjë | 3 vite më parë

Nico Williams, anësori sulmues i Athletic Bilbao dhe tashmë një lojtar i përhershëm në ekipin kombëtar spanjoll, bëri disa deklarata nga grumbullimi i Spanjës për “Marca”, duke filluar nga situata e pazakontë e familjes së tij: ai luan me Spanjën, ndërsa vëllai i tij Inaki mbron ngjyrat e Ganës.

“Nëse e fal? Sigurisht që e fal, sigurisht që e fal. Ishte gjyshi im që i kërkoi vëllait tim Inaki të luante për Ganën dhe të dy janë shumë krenarë për këtë. Vendimi ishte i tij dhe jam i lumtur që Inaki është me Ganën, edhe pse Kupa e Kombeve të Afrikës së fundit ishte një goditje e rëndë për të”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme