Luis Enrique drejt rikthimit te Barcelona

Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës? Është kjo pyetja kryesore që shtrohet në shtypin spanjoll, pas vendimit të trajnerit Xavi, që ka deklaruar se do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit aktual.
Të shumtë janë emrat që lakohen, por sipas “Cadena Ser”, Barcelona ka vendosur të parin në listë një emër që e njeh mirë skuadrën. Luis Enrique është në pole position për epokën post-Xavi te Barcelona.
Deco, drejtori sportiv i klubit “blaugrana”, synon të kthejë në “Kamp Nou” trajnerin spanjoll që aktualisht është nën kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2025. Luis Enrique ka drejtuar edhe më parë skuadrën ku spikati si futbollist, në vitet 2014-2017. De Zerbi dhe Flick, janë gjithashtu në garë për stolin e Barçës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




