Dinastia vazhdon, djali i vogël i Zidane firmos me Betis

Dinastia Zidane vazhdon. Pas Lucas, portier i Eibar, Theos, mesfushor i Real Madrid Castilla dhe Enzos, mesfushor që ka luajtur me Alavés, Almería dhe Rayo Majadahonda (aktualisht lojtar i lirë), edhe djali më i vogël i Zinedine Zidane ëhstë gati për të nisur një aventurë në futbollin profesionist.
Elyaz është shumë pranë transferimit te Betis. Më i vogli i djemve të Zinedine Zidane është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. 18-vjeçari (i mbushi në 26 dhjetor të vitit të kaluar) do të firmosë një kontratë 3 vite e gjysmë me Betisin e Seviljes.
Elyaz luan si mbrojtës i majtë dhe ka spikatur në skuadrat e moshave të Realit të Madridit. Por aktivizimi i pakët nga Álvaro Arbeloa te Real Madrid U19 ka detyruar lojtarin që të provojë një aventurë të re te Betisi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




