Tërmet në Spanjë: Teste dopingu të parregullta, është edhe Ramos

Ka një hetim në vazhdim që mund të krijojë një tërmet të vërtetë për futbollin spanjoll. Ëada, agjencia botërore kundër dopingut, thuhet se po heton sistemet e kontrollit iberik, të cilat, sipas hetimeve të bëra, duket se janë të parregullta.
WADA ka hapur një hetim dhe ka kërkuar “urgjentisht” përgjigje nga Celad, agjencia spanjolle antidoping për disa parregullsi në historikun e kontrolleve. Në thelb, sistemi spanjoll anti-doping akuzohet për ‘mbulimin’ e atletëve të dyshuar të dopuar. Wada, në një dokument, siguroi se do të ndjekë “nga afër” aktivitetet e antidopingut spanjoll për të siguruar përputhjen me Kodin Botëror Anti-Doping dhe se “vonesat e pajustifikuara në përpunimin e çështjeve nuk do të tolerohen”.
Mes emrave të shumtë të të dyshuarve për doping që nuk u ndoqën kurrë penalisht, sipas gazetës Relevo, është edhe Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madridit në atë kohë, për një test të parregullt që daton në 15 prill 2018.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




