Reali, Ancelotti: Normal që Guler ndihet i zemëruar, por…

Spanjë | 3 vite më parë

Ka një pritje të madhe për të parë Arda Guler me fanellën e Real Madridit në aksion. Për momentin, ylli i ri i Merenges nuk ka bërë ende debutimin e tij, nga njëra anë për shkak të dëmtimeve të ndryshme që e kanë prekur, dhe nga ana tjetër për shkak të vendimeve të Carlo Ancelottit që preferoi të mos e niste menjëherë.

Trajneri italian foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Valencias, duke i thurur lëvdata lojtarit. “E ardhmja e tij është e bukur, ai është një lojtar shumë i talentuar. E kuptoj që është i zhgënjyer, por është vetëm një problem muskulor. E ardhmja e tij nuk është në diskutim”.

“Është vetëm një moment dhe shpresoj që ai të rikuperohet pas pushimi – shpjegoi Ancelotti – Ne kemi nevojë për qetësi, sepse për një lojtar të dëmtuar është gjithmonë e vështirë të rezistosh në këtë moment. Shokët e tjerë hyjnë dhe luajnë, por jo ju. Trishtimi dhe zemërimi i tij janë të kuptueshëm. Ne i japim të gjithë dashurinë e botës dhe… nuk jemi me nxitim. E ardhmja e tij është këtu dhe ai ka talent të jashtëzakonshëm”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme