FIFA dënon me tre vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle

Spanjë | 3 vite më parë

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka ndaluar për tre vjet Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, nga të gjitha aktivitetet e futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Vendimi erdhi mëngjesin e së hënës së 30 tetorit, pasi ish-numri një i futbollit iberik ishte protagonist i një skandali që shpërtheu në fund të finales së Kupës së Botës për femra të fituar nga spanjollet.

Në podium drejtuesi sportiv puthi futbollisten Jenni Hermoso, që rezultoi dhe si “puthja fatale”, duke shkaktuar një tërtem në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Një situatë që pati pasoja të rënda edhe në kombëtare, me shumë sportiste që dezertuan ndeshje të ndryshme të planifikuara dhe që riktheu Hermoso vetëm për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, e vendosur pikërisht nga kjo lojtare në finale.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme