Reali këndon “Hey Jude”, Bellingham vendos El Clasicon

Spanjë | 3 vite më parë

Mjeshtri i El Clasico është ai vetë: Jude Bellingham, i cili me një dygolësh i jep Realit një fitore 2-1 në Montjuic ndaj Barcelonës. Ndeshja e madhe nis shumë fort, sepse në minutën e 6-të katalanasit kaluan në avantazh: Gündoğan kombinon me Fermín López, Tchouameni dhe Alaba nuk mbyllin siç duhet dhe ish-lojtari i Cityt kontrollon duke mposhtur Kepa-n për 1-0. Los Blancos ndërmorën një tjetër rrezik në minutën e 16-të kur Gavi vodhi topin nga Kroos dhe nisi Fermín López, i cili goditi shtyllën duke falur miqtë.

Pikërisht këtu nisin keqardhjet e katalanasve, sepse një tjetër shtyllë godet Martinez në fillimin e pjesës së dytë. Më pas erdhën lëvizjet e para nga Xavi dhe Ancelotti: i pari futi Leëandoëskin, i dyti Modric dhe ndikimi i kroatit ishte i menjëhershëm. Barazuesi, megjithatë, është gjithmonë ai: Jude Bellingham, i cili në minutën e 68-të lëshon një gjuajtje shumë të dhunshme me të djathtën nga jashtë zonës që mposhti Ter Stegen.

Kështu, ish-lojtari i Dortmundit bëhet i pari në historinë e Real Madridit që shënon në debutimin e tij në ligë, në debutimin e tij në Champions League dhe në El Clasico e tij të parë. Inercia ndryshon dhe Blancos sulmojnë duke kërkuar penallti për kontaktin ndaj Camavinga, më pas Leëandoëski provon për vendasit.

Megjithatë, në finale është episodi që drejton përfundimisht sfidën. Krosimi i Carvajal, i devijuar nga Modric bëhet sërish asist për Jude Bellingham, i cili shënon dhe hesht Montjuic. Dopietë për anglezin dhe delir për Realin, i cili shkon në 28 pikë, duke kapur sërish Gironan vendit të parë dhe duke u larguar nga katalanasit që kanë ngecur në 24.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme