Reali, Modriç: E vështirë në pankinë. E ardhmja? Të shikojmë

Spanjë | 3 vite më parë

Luka Modric, mesfushori i Real Madridit , ka bërë disa deklarata në mikrofonat e gazetës sportive kroate Sportske Novosti në të cilat ka folur edhe për momentin e tij te Reali dhe për të ardhmen: “Ata donin që unë të qëndroja dhe unë kisha të njëjtën dëshirë. Kushti im i vetëm për të qëndruar ishte të trajtohesha si një lojtar konkurrues dhe të mos mbahesha në skuadër në emër të meritave të kaluara”.

“Tri ndeshje në stol? Askush nuk është i lumtur kur nuk luan. Nuk kisha qenë asnjëherë në pankinë tri ndeshje radhazi, ajo ndjenjë ishte e huaj për mua. E ardhmja? Të shohim si do të zhvillohen gjërat, nëse në të ardhmen del që nuk jam më i rëndësishëm, atëherë do të mendoj se çfarë të bëj”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme