Pedri shtang Villarrealin, Barça +11 ndaj Realit

Spanjë | 4 vite më parë

Barcelona nuk ndalet, mundi Villarrealin 1-0 dhe ushtroi presion ndaj Real Madridit. Katalanasit janë për momentin +11 ndaj madrilenëve, fitues të freskët të Kupës së Botës për Klube falë suksesit të gjashtë radhazi, i njëmbëdhjeti duke marrë parasysh kupat.

Në drejtim të Xavi-t edhe një herë është Pedri, i cili shënon golin vendimtar në minutën e 18-të pas asistimit të Lewandowskit. Megjithatë, mundësitë nuk mungojnë për vendasit: Morales, në rikuperim dhe pak para pushimit, për pak sa nuk barazoi, ndërsa pak pasi ishte kompletuar një orë lojë ishte Raphinha shumë pranë dyfishimit të epërsisë.

Ish-futbollisti i Leeds provoi, por topi nuk përfundoi në pasqyrën e portës. Katalanasit nuk e mbyllin ndeshjen, por nuk rrezikojnë të pranojnë barazim: është fitorja e gjashtë radhazi për një ekip që në vitin 2023 ka arritur vetëm suksese në të gjitha garat. Mënyra më e mirë për t’iu qasur ndeshjes së Europa League kundër Manchester United. Nokauti i tretë radhazi, megjithatë, për Villarrealin, i cili mbetet në 31 dhe tani është i teti në renditje.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme