Barcelona, “poker” ndaj Bilbaos

Barcelona mbetet në vazhdën e Real Madridit dhe e bën këtë me një provë shkatërruese ndaj Athletic Bilbao, katalanasit gjithmonë -3 prapa liderëve. Fitore dërrmuese me ndeshjen që në fakt përfundon pas vetëm 22 minutash: Dembelè zhbllokon rezultatin në 12′, Sergi Roberto dyfishon në 18′, katër minuta më vonë Leëandoëski realizon golin e tretë.
Baskët të shtangur dhe në mëshirën e kundërshtarëve, në pjesën e dytë është akademi e pastër dhe administrim i zakonshëm për djemtë e Xavit dhe në minutën e 74-të vjen edhe pokeri i Torres. Bilbao, megjithatë, në vendin e gjashtë në zonën e Europës.
REZULTATET:
BETIS SIVIGLIA-ATLETICO MADRID 1-2
ESPANYOL-ELCHE 2-2
BARCELLONA-ATHLETIC BILBAO 4-0
VILLARREAL-ALMERIA 2-1
GIRONA-OSASUNA 1-1
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




