Benzema gabon, Reali ndalet: Ancelotti nuk e kalon Barcelonën

Spanjë | 4 vite më parë

Real Madrid ndalon ecurinë e tij. Përfundon 1-1 mes blancos dhe Osasuna në Santiago Bernabeu. Skuadra e Ancelottit e nis me frenat e dorës, pa shtyrje dhe me një ritëm mjaft të butë loje. Osasuna që mbrohet me rregull dhe që përpiqet ta bëjë veten të rrezikshëm në rinisjen. Gjuajtja kros e Vinicius në minutën e 42-të për të zhbllokuar ndeshjen, duke i dhënë epërsinë vendasve. Me rikthimin në fushë, 1-1 vjen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, me Kike Garcia që godet me kokë dhe shënon golin e barazimit.

Loja mori jetë papritur në minutën e 78-të kur Karim Benzema u rrëzua pas një kontakti në zonë. Cuadra bën shenjë nga VAR-it dhe shkon të kontrollojë aksionin: penallti për Realin dhe Garcia i përjashtuar. Francezi shkon tek pika e bardhë dhe godet traversën, ndeshje që mbetet e barabartë.

Dy minuta më vonë numri 9 i Realit gjen rrjetën por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 89-të, Moi Gomez ishte afër 2-1. Në bilbilin e trefishtë vjen barazimi i parë i sezonit për blancos që rriten në 19 pikë, po aq sa për Barcelonën. Osasuna, nga ana tjetër, fiton vendin e gjashtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme