Leva dërgon Barçën në vend të parë, Atletico fundos Sevillan

Spanjë | 4 vite më parë

Në pritje të Real Madridit, në fushë nesër në shtëpi ndaj Osasunas, Barcelona është e vetme në kryesim në La Liga me 19 pikë. Fitorja e ngushtë në Mallorca ishte vendimtare, vendimtar si gjithmonë Robert Leëandoëski, autori i golit të vetëm që nderoi skuadrën e Xavit në të 20′. Për polakun është goli i tetë në ligë dhe katalanasit, të zotë në administrimin e avantazhit pa shqetësime, kalojnë natën +1 ndaj Ancelottit. Mallorca, asnjëherë shumë e rrezikshme në tentativën për rikthim, mbetet tetë pikë në mesin e tabelës.

Një gol në çdo pjesë loje nga Llorente dhe Morata lançojnë Atleticon në Sevilla. Kështu, djemtë e Simeones rriten në 13 pikë në zonën e Evropës, ndërsa andaluzianët janë në krizë me vetëm pesë pikë dhe stolin e Lopeteguit gjithnjë e më shumë të lëkundur. Avantazhi i Colchoneros në minutën e 29-të, më pas ish-sulmuesi i Juves dyfishon në minutën e 57-të. Në pjesën e dytë hyjnë Rakitic dhe Papu Gomez por kjo nuk mjafton, vendasit janë të dëshpëruar dhe Atletico ia del me lehtësi deri në fund me mbrojtjen e zakonshme solide.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme