Zyrtare, Gavi rinovon me Barcelonën

Spanjë | 4 vite më parë

Ashtu siç pritej, por gati një muaj më vonë nga sa ishte planifikuar, Gavi dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje rinovimi, përmes së cilës mesfushori i kombëtares spanjolle është i angazhuar me klubin deri në fund të sezonit 2026 dhe klauzola e tij bëhet 1 miliardë euro. Klubi katalan, nëpërmjet drejtorit të tij, Mateo Alemany, i kishte mbyllur negociatat dy muaj më parë, kur në prezantimin e Kessié, komentoi se rinovimi do të bëhej kur futbollisti të ishte në moshë madhore për çështje ligjore.

Gavi mbushi 18 vjeç më 5 gusht, por nënshkrimi është vonuar për shkak të problemeve të klubit me kufirin e pagës. Ky fakt, u  zhbllokua me largimin e Pjanic, e i ka mundësuar Gavit të regjistrohej si lojtar me kontratë i ekipit të parë. Trajneri Xavi e ka luajtur futbollistin të luajë këtë pjesë të parë të sezonit, si një zëvendësues, për të mos ngarkuar shumën e pagave të ekipit të parë.

Prandaj, edhe Gavi mbante numrin 30 në shpinë. Tani, sapo ta lejojë LaLiga, Gavi do të mbajë numrin 6 që klubi e kishte lënë të lirë. Futbollisti e ka prioritet të qëndrojë në Barcelonë pavarësisht ofertave të shumta që vijnë nga jashtë, sidomos nga Liverpool apo Bayern Munich. Gavi është bërë lojtar titullar me Kombëtaren spanjolle që në moshën 17-vjeçare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme