Osasuna për rekord: Moncayola rinovon për 10 vite!

Spanjë | 5 vite më parë

Nëse nuk është një rekord botëror, atëherë është shumë afër. Osasuna ka rinovuar kontratën e Jon Moncayola për dhjetë vjet! 2021-2031, praktikisht një jetë futbolli për mesfushorin që gjithmonë ka luajtur për klubin Pamplona që nga skuadra e të rinjve. Njoftimi për “Guinness” arriti në faqen e internetit të klubit dhe profilet e rrjeteve sociale:

“Klubi Atlético Osasuna ka rinovuar me Jon Moncayola për dhjetë sezonet e ardhshme. Ekipi ka nënshkruar një marrëveshje të re kontraktuale që do ta lidhë atë deri më 30 qershor 2031. Regjistrimi i klauzolës në LaLiga Santander do të jetë 22,000,000 € në dy vitet e ardhshme dhe 20,000,000 € në vitet e mbetura”, lexohet në komunikatë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme