Benzema dhe e ardhmja e Zidane: Do të qëndrojë në Madrid

“Ai ka qenë trajner i Real Madrid deri më tani, apo jo? Unë nuk e shoh atë të largohet. Ai nuk do të largohet. Nëse shkon, nëse shkon… Por tani për tani, unë nuk shoh një Real pa Zidane”, tha Karim Benzema në një intervistë të gjatë dhënë për L’Equipe.
Sulmuesi i Real Madrid foli për të ardhmen e Zidane por edhe për marrëdhëniet e tij me trajnerin francez: “Zizou ka qenë gjithmonë i sinqertë me mua. I afërt dhe shumë i sinqertë. Kjo është arsyeja pse unë e respektoj atë aq shumë, është gjithmonë shumë i drejtpërdrejtë me mua. Kjo më jep mua shumë besim në fushë. Ai është trajneri im, por është si vëllai im i madh. Gjithmonë më ka mbështetur dhe gjithmonë më ka ndihmuar të përmirësohem, çdo vit”.
Benzema për grumbullimin në përfaqësuese: “Unë isha në shtëpi në Madrid. Që nga mëngjesi kam marrë shumë mesazhe! Ishte ngjarja e ditës. Dhe unë po prisja si të gjithë, para TV, dhe me të gjithë të afërmit e mi në telefon, nënën time, babanë tim … Deschamps? Ai kurrë nuk më tha. Ne folëm për shumë gjëra, ishte një bisedë e gjatë midis burrave, e cila do të mbetet mes nesh, tha shumë, shumë gjëra. Unë fola jo vetëm për futbollin, por për gjithçka: për jetën, për familjen … Por në asnjë moment ai nuk më tha: ‘Do të jesh në Kampionatin Europian’ “, tha Benzema.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




