Dembelé nderon Barcelonën, -1 nga Atletico

Spanjë | 6 vite më parë

Ndeshja e fundit në javën e 29-të në La Liga pa Barcelona që të triumfojë ndaj Valladolid vetëm në minutën e 90-të, me golin e Dembelé që i dha ekipit të Koeman tri pikë kyçe, tani vetëm një pikë prapa udhëheqësit Atletico Madrid.

Katalanasit filluan duke e ditur se një fitore do t’i shtynte ata në distancën më të afërt me vendin e parë, përpara se të luajnë ndeshjen e madhe të shtunën kundër Real Madrid, por u desh të punonin shumë për të marrë tri pikët.

Madje Real Valladolid kishte mundësinë për të shënuar me Kenan Kodro, që goditi shtyllë për fatin e mirë të Marc-Andre ter Stegen. Barça gjithashtu goditi shtyllën me Pedrin. Ndërkohë, Plano në minutën e 79-të u ndëshkua me karton të kuq duke e bërë situatën më të lehtë për katalanasit, por që vetëm në fundin e sfidës arritën të gjejnë suksesin.

Me këtë fitore, Barcelona është ngjitur në kuotën e 65 pikëve, një më pak se Atletico e vendit të parë, ndërsa Real Madrid zbret në vendin e tretë me 63 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme