Racizëm ndaj Diakhaby: Lojtarët e Valencia largohen nga fusha

Një episod i ri i racizmit në futbollin europian, këtë herë në La Liga gjatë ndeshjes midis Cadiz dhe Valencia, u ndërpre me ndeshjen 1-1. Lojtarët vizitorë, në fakt, u larguan nga fusha pasi Cala, mbrojtësi i Cadiz, autori i momentit 1-0, i drejtoi fyerje – me shumë gjasa raciste – kundërshtarit Diakhaby(mbrojtës qendre). Ndodhi një grindje mes dy lojtarëve, ndërsa Valencia vendosi të largohej nga fusha për solidaritet me shokun e tyre të ekipit.
Pas një përplasjeje në zonën e penalltisë, të dy sulmuan në distancë, me Diakhaby i cili, pasi nuk ishte më i interesuar për aksionin, shkoi ballë për ballë me Cala. Më pas, Valencia u largua nga fusha, vetëm për t’u kthyer pas 10 minutash pushimi, pa Diakhaby, të zëvendësuar.
Sa i përket sfidës, skuadra vendase e Cadiz ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1, ku gjithçka u vendos nga një gol i Marcos Mauro në minutën e 88-të. Në fillim shënoi Cala 14’, ndërsa barazimi i përkohshëm u vendos nga Gameiro në minutën e 19-të. Në fund është Marcos Mauro që vendos fatin e ndeshjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




