Reali ndalet në shtëpi, Atletico është +5

Në mbyllje të javës së njëzet e pestë të La Liga, Real Madrid barazoi 1-1 në shtëpi me Real Sociedad dhe u ngjit në 53 pikë, por mbetet në -5 nga vendi i parë i Atletico një javë para derbit. Skuadra e Alguacil kaloi në epërsi në minutën e 55-të me kokën e Portut, por në minutën e 89-të Vinicius Junior rivendosi ekuilibrin. Me këtë barazim, madrilenët barazohen me Barcelona në vendin e dytë.
Mund të konsiderohet një mundësi e humbur për madrilenët, që në asnjë moment nuk janë dorëzuar përsa u përket pretendimeve të tyre për titull, pavarësisht ecurisë mbresëlënëse që po bën skuadra e vendit të parë, Atletico. Tashmë duhet të presim fundjavën, përballjen direkte mes Simeone dhe Zidane, që do i jepte një tjetër dimension garës në La Liga
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




