Barça, një tjetër zhgënjim: vetëm barazim me Cadiz

Një mundësi e humbur për Barçën, e cila pas humbjes së papritur të Atletico Madrid me Levante, nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Cadiz. Blaugrana, nëse do të kishte fituar, do të ishte kthyer në -6 nga Colchoneros, madje edhe në -3, në rast të fitores në rikuperimin me Elche javën e ardhshme, por pasi kishin avancuar në pjesën e parë me një penallti nga Messi, ata humbën një morie rastesh për dyfishimin, për tu kapur në finale nga një tjetër penallti, shënuar nga Alex. Zhgënjim i ri për djemtë e Koeman, të cilët mbyllin javën e zymtë që filloi me katër shuplakat e marra në Champions League nga Paris Saint Germain.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Cadiz, duke lënë mënjanë rezultatin, shënoi një hap tjetër në historinë e Blaugrana nga Lionel Messi. Argjentinasi, duke arritur në 506, bëhet në fakt lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga me fanellën e skuadrës katalanase.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




