Reali nuk gabon, “kërcënon” Atletico-n

Real Madrid shfrytëzoi në maksimum humbjen e papritur të Atletico Madrid ndaj Levante për të mbyllur hendekun në krye të La Liga në vetëm tre pikë me një fitore 1-0 ndaj Real Valladolid.
Mariano Diaz kishte mundësinë ta niste që nga minuta e parë, me Karim Benzema të mënjanuar nga dëmtimi, ndërkohë që Real Madrid u përpoq për të arritur avantazhin gjatë gjithë ndeshjes.
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Saidy Janko kishte mundwësinë më të mirë për të zhbllokuar rezultatin në favor të vendasve në pjesën e parë, por Thibaut Courtois bën heroin. Ndërkohë që pozicioni jashtë loje i prish festën Marianos në dy raste.
Courtois u thirr përsëri në aksion për të shpëtuar skuadrën e tij, Fabian Orellana nuk mundi ta mposhtë numrin një të Real Madridit. Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi pas 65 minutash, me protagonist Casemiro.
Pasi kishte hedhur poshtë dy mundësi të mira, braziliani nuk mund të humbiste një të tretë, 1-0 për Realin. Fitorja për ekipin e Zinedine Zidane i jep jetë të re garës për titull në La Liga, me ndalesën e Atletico Madrid, që hap mundësinë për Barcelonën dhe Real Madrid, për të hapur një sfidë të vonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




