Atletico humbet ritmin, barazon me Levanten

Spanjë | 6 vite më parë

Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një 1-1 në shtëpinë e Levante, në sfidën e prapambetur të javës së dytë. Në ‘Ciutat de Valencia’ vendasit morën epërsinë me Bardhin në minutën e 17-të, por Colchoneros u përgjigjën me Marcos Llorente në minutën e 37-të. Me një ritëm të ulët në pjesën e dytë, Atletico goditi përsëri në minutën e 85-të me Saul, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Sidoqoftë, një pikë e rëndësishme për të besuarit e Simeone, tani në +6 mbi Realin.

Nga njëra anë, duke marrë në konsideratë këtë sfidë, janë dy pikë të humbura, ndërsa në klasifikim është një pikë e fituar. Kështu mund të lexohet ky barazim i skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone. Distanca me ndjekësit është e konsiderueshme, pa harruar që ka akoma dhe një ndehsje tjetër për të rikuperuar, atë me Bilbaon më 10 mars.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme