Dëmtimi i Carvajal, Zidane: Nuk po kuptoj…

Real Madrid rrezikon të humbasë pjesë të tjera për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës. Sot, në fitoren 2-0 kundër Valencias, Zinedine Zidane u detyrua të zëvendësonte Carvajal pas më pak se 30 minutash lojë. “Nuk e kuptoj – tha trajneri francez në një konferencë shtypi -. Ka shumë dëmtime dhe unë jam i shqetësuar. Është një rikthim dhe më vjen keq, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
Vetëm nesër do të bëhet një vlerësim i kushteve të tij fizike, por duhet të konfirmohet diagnoza e parë, që është një problem muskulor, praktikisht i sigurt për mungesën e tij në dhjetë ditët e ardhshme, duke përfshirë dhe ndeshjen me Atalantën.
Lista e të dëmtuarve zgjatet: përveç Carvajal janë edhe Marcelo, Sergio Ramos, Hazard, Militao, Valverde, Rodrygo dhe Odriozola.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




