Benzema dhe Mendy nderojnë Realin, Getafe dorëzohet

Spanjë | 6 vite më parë

Një sukses shumë i çmuar për Real Madridin, i cili fitoi derbin e vogël kundër Getafe në Alfredo Di Stefano, në ndeshjen e rikuperimit të ditës së 1-të të La Liga. Pas një pjese të parë nën ritëm, blancos zgjidhin gjithçka në pjesën e dytë me golat e Benzema dhe Mendy. Me këto 3 pikë, djemtë e Zidane, të cilët u paraqitën në garë me një numër të jashtëzakonshëm mungesash, kthehen në -5 nga maja, i pushtuar nga Atletico, që ka luajtur dy ndeshje më pak se kushërinjtë e tyre.

Me vetëm 13 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion, për shkak të mungesës së Odriozola, Carvajal, Sergio Ramos, Militao, Fede Valverde, Hazard, Lucas Vazquez dhe Rodrygo, të cilave duhet t’u shtohet i skualifikuar Toni Kroos, Zidane është të detyruar të fantazojë me një 3-4-3, me treshen mbrojtëse të formuar nga Nacho, Varane dhe Mendy. Në të djathtë Marvin Park, ndërsa përpara trekëndëshi u formua nga Asensio, Benzema dhe Vinicius.

Që ngafillimi blancos e kuptojnë se duhet të luajnë një ndeshje të pisët, kundër një rivali të ashpër, i cili minimizon rreziqet. Megjithatë, pas një gabimi të Casemiro nga një pozicion i shkëlqyer, Benzema duket se gjeti goditjen fituese në zhvillimet e një goditje këndi, por topi u ndal në traversë. Rasti tjetër I vetëm gjatë pjesës së parë u prodhua nga Marselo-Modric, por pa arritur konkretizimin e duhur.

Portieri I miqve, në fillim të pjesës së dytë, konfirmon reflekset e mira përballë Benzema. Gjithsesi, sulmuesi francez arrin të gjejë golin, pas topit të dhënë nga Vinicius, duke firmosur për 1-0. Vetëm pak minuta dhe është Mendy që arrin të dyfishojë rezultatin, duke hipotekuar fitoren e Realit në këtë sfidë. Për Realin, nuk ka ndonjë problem në menaxhimin e rezultatit deri në sinjalizimin përfundimtar. Blancos përsëri në vendin e dytë, me 3 pikë larg Barça dhe 5 më pak se Atletico.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme