Kupa e Mbretit: Sevilja, leksion Barcelonës

Një gol për çdo pjesë loje Sevilla të mposhtë Barcelonën 2-0 në shtëpi dhe të shkojë më afër finales së Kupës së Mbretit, një ekskluzivitet i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 23-të me francezin Koundé, i cili depërtoi në zonën e kundërshtarit me një veprim personal të jashtëzakonshëm, dribloi Griezmann dhe Umtiti, para se të kalonte dhe Ter Stegenit.
Ky i fundit, pak para mbylljes së pjesës së parë bëri një pritje të pabesueshme, duke ndalur gjuajtjen e Escudero, e cila ishte shërbyer nga Papu Gomez. Në fillim të pjesës së dytë Umtiti ruan gjithçka tek En Nesyri, i cili u hodh në zonë krejt i vetëm përpara Ter Stegen.
Messi më pas lëshon një të majtë të cilën Bono e devijon për në këndore. Pas një ritmi të kënaqshëm të katalanasve, me disa mundësi shënimi, vjen goditja tjetër e vendasve. 5’ nga fundi: ish-i madh i sfidës, Rakitic, shfaqet vetëm para Ter Stegen, në asistimin e Torres, dhe e godet atë me një të pandalshme të drejtë nën traversë.
Ndeshja e parë është fituar nga ekipi i Lopetegui, i cili tani do të duhet të mbrojë avantazhin e dyfishtë në Camp Nou më 3 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




