Djokovic: Rreziku numër një në Australian Open? Jam unë

Do të nisë nesër Australian Open, turneu i parë Slam i vitit 2024 në tenis, që do të zhvillohet në Melburn nga data 14 deri në 28 janar.
Kampioni në fuqi për meshkuj, Novak Djokovic është në ndjekje të rekordeve të reja në kompeticionin që e ka më shumë përzemër, pasi e ka fituar 10 herë gjatë karrierës së tij.
Serbi do të debutojë nesër në Melburn përballë kroatit Dino Prizmic në turin e parë të Australian Open (kjo është pjesëmarrja e 19-të në turne për Djokovic).
“Pulsin e kam më mirë. Është një shqetësim fizik shumë më i vogël se ai që kam pësuar në të shkuarën. Kush është rreziku numër 1 për mua në këtë turne? Jam unë. Kur jam në Australi më pëlqen shumë të vizitoj vende, në të cilat kam kujtime shumë të bukura. Vendi i preferuar? Padiskutim fusha ku kam bërë gjëra të mëdha dhe kam arritur rezultatet më të mira në Grand Slam”, ka thënë tenisti serb në konferencën për shtyp në prag të debutimit në Australian Open.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




