Skënderbeu, fitore me përmbysje në “uverturë”

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit për femra dhe meshkuj, Liga “Gjergj Kastrioti”, ka ngritur të shtunën siparin e këtij edicioni të saj dhe tek femra, dueli i parë, ai midis Skënderbeut dhe Skënderajt, që është luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka parë skuadrën mike ta marrë setin e parë 25-23, edhe pse korçaret kryesuan deri në 11-1 në fillim. Por, Skënderbeu ka bërë autokritikë në vijim, duke e marrë setin e dytë, 23-25 dhe duke barazuar setet në 1-1. Më pas, skuadra e trajnerit Orlando Koja ka marshuar drejt fitores, duke i marrë të dy setet e tjera me të njëjtat shifra, 25-17 dhe gjithë takimin 3-1. Pas ndeshjes, të dy trajnerët, Koja dhe Kadriu, kanë pohuar nevojën se kanë ende punë me skuadrat përkatëse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme