Adam Maca, finalist i Botërorit U-16

Adam Maca është kualifikuar për në finalen e Kampionatit Botëror të moshës deri në 16 vjeç më boks, që është duke u zhvilluar në Jerevan të Armenisë. Në gjysmëfinale, në peshën deri 57 kilogram, Maca mundi boksierin nga Afganistani, ndërsa më parë në raundin çerekfinal, tashmë me KO, kishte mundur kundërshtarin nga Bjellorusia. Në finale, e cila zhvillohet të dielën, Maca do të jetë përballë rusit Platon Kozlov.
Maca shoqërohet në këtë Europian nga trajnerët Klaudio Çekini dhe Artur Koçi, ndërsa deri më tani ai numëron dy tituj Kampion Europe me moshat deri në 16 vjeç, katër tituj kampion të Anglisë dhe një titull kampion të Shqipërisë. E sigurtë është ai që do ta sjellë medaljen botërore në Tiranë, të argjendtë apo të artë, Maca të dielën do të jetë në podiumin e peshës deri në 57 kilogram. E ky është sukses për boksin shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




