“Titans Fight” në përgatitjet e fundit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

“Titans Fight” tashmë është në përgatitje e sipër për edicionin e katërt, që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, Durrës. Trajneri Enton Kikrri, teksa ka bërë të ditur përgatitjet e sportistëve, tregon dhe motivin e eventit.

“Pjesë e programit sportiv kësaj here është menduar që t’i japim një vlerë dhe boksierëve durrsakë apo sportistëve tanë më me vlerë që ne kemi. Besoj se do të jetë një mbrëmje super-super e bukur”, thotë Kikrri.

Por çfarë do të ketë ndryshe ky edicion i katërt i “Titans Fight”? Kikrri shpjegon

“Ne e sjellim në një dimension tjetër organizimin tonë duke koordinuar boksin, spektaklin, humorin, muzikën dhe për më tepër një vlerë që i japim shoqërisë shqiptare mendoj se është pjesa e bamirësisë”, shpjegon trajneri i durrsakëve

Një ndër boksierët durrsakë që do të ngjitet në ring është dhe Leo Xhangolli

“Ndjehem shumë. Jam gati për këtë event. Jam duke u stërvitur dy herë në ditë. Stërvitja është duke shkuar mirë, kështu që gjithça ia lëmë ringut”, nënvizon Xhangolli.

Xhangolli, që kërkon të marrë suksesin të dielën e ardhshme, zbulon dhe idhullin e tij.

“Majk Tajson e preferoj si stil sepse është shumë i fortë dhe synon gjithmonë ta mbyll ndeshjen me nokaut, gjë të cilën e kam dhe unë”, përfundoi Xhangolli.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme