Champions League, raundi i pestë

Champions League e Shahut, që është duke u zhvilluar në Durrës, ka mbërritur tashmë në raundin e pestë. Një impenjim i madh për Federatën Shqiptare të Shahut, ndërsa sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni, Majlinda Pilinci, ka zbuluar dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur organizimin.
“Është çdo ditë një emocion i madh për të arritur, për të dalë me sukses dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe angazhimet që një event i tillë ka dhe mbart me vete”, thotë Majlinda Pilinci.
Sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare e Shahut ka treguar dhe përshtypjet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë dhe Champions League që u zhvillua në Durrës.
“Federata Europiane e Shahut na e ka dhënë besimin dhe gjithashtu është duke u përpjekur nga ana e vet që të përmbushim deri në fund këtë besim që ka tek ne. Ne e kemi si mbështetës”, tregon kryekzekutivja e katrorëve bardhezi.
Pas këtij aktiviteti, a ka mundësi Shqipëria të organizojë aktivitete më të mëdha të nivelit botëror në shah?
“Kemi marrë edhe të drejtën e organizimit të një eventi vitin që vjen. Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror Rapid dhe Blitc për moshat, që do të duhet të jetë në muajin prill”, pohon Pilinci.
Në fund, Pilinci shpjegon dhe paraqitjen e skuadrave shqiptare në këtë aktivitet.
“Ekipet tona po bëjnë përpjekjet e tyre. Është për t’u përmendur Teuta për femra, që është në tavolinën e parë në raundin e pestë. Mos harroni kampionen e Botës, Stefanovën, dy mjeshtret e mëdha polake, por dhe Kler Çakun”, përfundon Pilinci.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




