Champions League, Kosova me tre ekipe

Champions League e shahut, që është duke u zhvilluar për herë të parë në Shqipëri e për më tepër në Durrës, ka mbërritur në raundin e tretë. Në këtë aktivitet merr pjesë dhe Kosova, ndërsa gazetari sportiv, Gani Kosumi, që ndjek këtë veprimtari për Radio Televizionin Shqiptar tregon paraqitjen e deritanishme.
“Kosova po përfaqësohet me tri ekipe. Ditën e parë njëra nga skuadra, që është dhe kampione e Kosovës, Drejtësia Frokadero, shënoi fitore të thellë me rezultat 5.5-0.5. Dy ekipet e tjera pësuan disfatë”, thotë Kosumi.
Por cilat janë pretendimet e skuadrave kosovare në këtë aktivitet? Duke parë dhe forcën e kundërshtarëve Kosumi thotë:
“Kanë ardhur me pretendime për t’u renditur tek mesi i tabelës. Sepse me të vërtetë konkurrenca është shumë e fortë. Këtu janë shahistët më të fortë të Europës dhe të Botës. Dhe mendoj se mes 84 ekipesh të renditen mes vendit të 30-40. E ky do të jetë sukses i madh i shahut kosovar”, shpjegon Kosumi.
Champions League e shahut përfundon më 8 tetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




