Klaus Gjasula: “Euro 2025” shans i artë jo vetëm për futbollin, por edhe për Shqipërinë, shpresoj të bëjnë më mirë se ne në “Gjermani 2024”

Pas hedhjes së shortit për mikrofonët e RTSH 24 u prezantua edhe Klaus Gjasula, i cili është ambasador i eventit që do të mbahet në vendin tonë nga 19 maji deri më 1 qershor të këtij viti.
Si duket një Europian që zhvillohet në Shqipëri?
Organizimi i “Euro 2025” në Shqipëri nuk është një plus vetëm për futbollin, por edhe për shtetin shqiptar pasi e gjithë bota do të ketë vëmendjen nga ne.
Sa e rëndësishme do të jetë për të rinjtë, pasi të pranishëm në stadium do të jenë shumë zbulues talentesh?
Për një talent ky event do të jetë maksimumi pasi do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre në një skenë me rëndësi. Unë i uroj të gjithë kuqezinjve që të kenë shumë fat, por nga ana tjetër duhet që ta shijojnë këtë turne.
A mund të kemi surpriza nëse futemi në fushë me mentalitetin e një ekipi që s’ka asgjë për të humbur?
Patjetër që po! Të rinjtë duhet të bëjnë atë që i shkuam ne shumë pranë një vit më parë kur për pak sa nuk u kualifikuam në 16-et e Gjermani 2024.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




