Andrea Tedesko: Italinë e doja në grup, s’ka ndeshje të lehta në fazën finale të një Europiani

Për komisarin teknik të Shqipërisë të moshave deri në 17 vjeç paraqitja e Shqipërisë në “Euro 2025” do të jetë dinjitoze pasi të besuarit e tij do të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre të vetëdijshëm në forcën e grupit.
“Folëm më parë edhe më kolegët në këtë pikë ku jemi të gjitha rivalet në grup janë mjaft të forta”, komentoi Andrea Tedesko. Më tej italiani u pyet nëse do të kishte dashur që të sfidonte në Grupin A kampionët në fuqi.
“Si italian që jam do të kishte qenë diçka e bukur që të kishim përballë Italinë, por në këtë fazë ku jemi të gjitha skuadrat janë të mëdha dhe do të kemi sfida të bukura përballë”, tha Tedesko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




