Bernd Fischer: Harapi dhe Nosi, Regjenca e keqkuptuar!

Bernd Fischer, në intervistën ekskluzive për “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli edhe për dy figura të rëndësishme të Regjencës shqiptare. Të keqtrajtuar nga historia, këto dy personalitete vijnë në një këndvëshrim me spektër të gjerë e plotë, mbi jetën e veprën së tyre për Shqipërinë.
Historiani Fischer, autor i 5 librave për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka rrëfyer se Atë Anton Harapin dhe Lef Nosin (firmëtar i Pavarësisëmë 1912), nuk i sheh si tradhtarë dhe se ata, kanë dashur të japin gjithçka për vendin e tyre. Ai shprehet, se është historia e shkruar kundër tyre, ajo që dudhet riparë dhe jo të trajtohen si kundër Shqipërisë. Fischer thekson se duehn parë si individë këta dy personalitete dhe jo, thjesht si tradhtarë. Ai cilësoi se, mendimi i tyre për të bërë Shqipërinë ishte përfshirja në atë mënyrë dhe se, komunistët mbajtën një qëndrim tejet negativ ndaj tyre.
Ndiqni fragmentin, si dhe bisedën e plotë:
“Një nga motivimet e tjera, do të thoja, në lidhje me Harapin dhe Nosin është fakti që ata besonin, se po vepronin në interesin më të mirë të vendit. Dhe kjo është diçka që shumë nga bashkëpunëtorët, përfundimisht e kanë argumentuar dhe dyshoj, se ndoshta ka qenë e vërtetë në shumë raste.
Ata argumentuan, në thelb, se mënyra e vetme për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, ishte të merrnin pjesë në proces. Me fjalë të tjera, të përdornin ndikimin e tyre brenda qeverisë për të ndihmuar të paktën, disa shqiptarë të shpëtonin nga represioni i italianëve dhe gjermanëve gjatë pushtimeve përkatëse.
Megjithatë, në fund të fundit, mendoj se do të jetë shumë, shumë e vështirë për secilin prej tyre të kapërcejë në mënyrë efektive idenë se bashkëpunimi është tradhti. Dhe, pavarësisht kësaj, më duket se mund të jetë e dobishme të shihen këta individë në një mënyrë pak më të thelluar dhe, përsëri, të vlerësohen kontributet e tyre, përpara se të merrnin pjesë në qeveritë bashkëpunëtore.
Të shihen motivimet e tyre në lidhje me atë që bënë si zyrtarë në qeveritë bashkëpunëtore dhe të shihen këta njerëz si individë dhe jo thjesht si tradhtarë. Historianët duhet të kenë një qasje më të gjerë ndaj pothuajse çdo aspekti të një individi dhe nuk jam i sigurt që kjo gjë është bërë vërtet, për këta dy persona.
Së fundi, më lejoni të theksoj se gjithmonë kam qenë i mendimit se mbreti Zog, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë shqiptare, rol ky që ende nuk është kuptuar dhe studiuar plotësisht.
Pjesërisht kjo, për shkak të qëndrimit jashtëzakonisht negativ që komunistët kishin ndaj tij, gjatë periudhës së gjatë komuniste dhe fatkeqësisht, siç e përmenda më herët, besoj se disa nga këto qëndrime vazhdojnë të qëndrojnë edhe brenda brezave që janë rritur në periudhën para ose pas rënies së komunizmit.
Ju faleminderit shumë, për vëmendjen. Ishte një kënaqësi e madhe, të merrja pjesë në këtë bisedë.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




