“Amstel Gold Race 2025”/ Mattias Skjelmose ul me këmbë në tokë Tadej Pogaçar dhe Remko Evenepoel

Çiklizëm | 1 vit më parë

Matias Skjelmose ka surprizuar Tadej Pogaçar dhe Remko Evenepoel duke i mundur në “Amstel Gold Race 2025”. Fitorja e çiklistit në fjalë ishte epike jo për faktin se mundi dy çiklistë të kuotuar, por bëri diçka të tillë me një sprint të fuqishëm final.

Për organizatorët e garës, e cila nisi të zhvillohej në 1966-ën e largët, u desh që të konsultoheshin me fotofinishin për të vendosur fituesin. Për 24-vjeçarin nga Danimarka triumfi nisi disa metra përpara vijës së finishit kur nisi aksionin e tij deciziv edhe pse Pogaçar ndodhej shumë përpara për të fituar kështu një garë plot 254 kilometra të gjatë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme