Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për të gjithë qytetarët si të gjejnë qendrën e tyre të votimit.

Për të shmangur konfuzionin ditën e votimit, KQZ ka vënë në dispozicion online mënyrën se si qytetarët mund të zbulojnë lehtësisht qendrën e tyre të votimit.

Fillimisht qytetari duhet të hyjë në faqen e KQZ-së kqz.gov.al dhe më pas duhet të hyjë si Vizitorë. Në faqen e hapur qytetari duhet të klikojë Lista e Zgjedhësve Brenda Vendit, ku i jepen tre opsione për të zbuluar qendrën e votimit. E para është përmes kodit të qendrës së votimit, e dyta përmes numrit personal të ID dhe në fund mund të kërkojë me emër dhe mbiemër.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ku të drejtë vote kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 114,642 do të votojnë për herë të parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme