Drejtoria Vendore e Policisë Berat: Merren në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëri të ditur se në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.
Për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie.
“Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Berat, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore. Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.”, thuhet në njoftim.
Sipas deklaratës, të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
Grupi i drejtimit dhe monitorimi
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
Situata aktuale
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
“Policia e Beratit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





