“Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Vetëgjyqësi”, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër çon në SPAK një shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.
Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos, pasi automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç. Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të automjeteve të transportit rrugor”, për shtetasin K.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve në fshatin Radovesh.”, njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





