Tensionet në Vorë, Celibashi revokon akreditimet e lëshuara për KQV-të dhe VNV-të, nga vendimi përjashtohen mediat dhe vëzhguesit ndërkombëtarë

Tensionet e shfaqura në Vorë në qendrat e votimit, kanë detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që të revokojë akreditimin për të gjithë vëzhguesit për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, të lëshuara për Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV-të) dhe Vendet e Numërimit të Votave (VNV-të).
“Nga ky vendim bëjnë përjashtim vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat.”, thuhet në vendim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





