Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS apel qytetarëve: Dilni votoni për fëmijët dhe nipërit tuaj

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, ndërsa kanë ngelur pak orë.

Ndërsa theksoi se “vota juaj është fuqia juaj, ndaj përdoreni atë, Çepe vuri në dukje se deri në mbylljen e kutive të votimit kanë mbetur edhe pak orë dhe çdo votë ka rëndësi.

“Në këtë ditë të jashtëzakonshme për demokracinë tonë, secili prej jush ka mundësinë të vendosë nëse Shqipëria do të ecë përpara apo do të shkojë në drejtim të paditur. Prandaj i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo nëne e babai, gjysheje e gjyshi që të mendojnë për fëmijët e nipërit e tyre e të votojnë”, u shpreh ajo.

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS-së i bëri thirrje çdo sipërmarrësi e çdo profesionisti, çdo punëtori e fermeri, që me djersën e mundin e tyre e kanë çuar këtë vend përpara, që të dalin e të votojnë.

“I bëjmë thirrje të rinjve e të rejave që besojnë tek Shqipëria moderne e europiane që të dalin të votojnë. Votoni! Dilni dhe votoni! Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj  dhe votoni për Shqipërinë që meritoni”, shtoi ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme